Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha mund të mos luajë ndaj Koelnit

Mërgim Berisha ka stërvitur në mënyrë individuale të enjten dhe është në dyshim për të luajtur në duelin e së shtunës për Augsburgun në Bundesligë.

Futbollisti shqiptar që debutoi në miqësore me Gjermaninë javë më parë, dyshohet se ka një lëndim në nyjë të këmbës, dhe mund të mos paraqitet në duelin kundër Koelnit që zhvillohet të shtunën në orën 15:30, dhe i takon xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.

Berisha, raporton “Kicker”, ka marrë një goditje në barazimin 2:2 kundër Wolfsburgut.

24-vjeçari Berisha ka shënuar nëntë gola dhe ka katër asistime në 20 paraqitje në elitën e futbollit të Gjermanisë në këtë edicion.