Mesfushori Valon Berisha është ankuar se ka probleme me muskuj. Ai nuk është duke stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Lazios. Por te Lazio shpresojnë që Berisha t'i tejkalojë sa më shpejt këto probleme.
"Ai tashmë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe në ditët e ardhshme do të mësohet se gjatë do t'i mungojë ekipit. Në Lazio shpresojnë që të mos jetë ndonjë problem serioz", shkruan "lalazionews", përcjell Koha Ditore.
Berisha 25-vjeçar iu bashkua Lazios në fillim të muajit të kaluar nga skuadra austriake, Red Bull Salzburg.
Reprezentuesi i Kosovës me Lazion ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023. Berisha është treguar i suksesshëm në disa ndeshje miqësore të luajtura gjatë javëve të kaluara. Pjesë e Lazios janë edhe Thomo Strakosha dhe Riza Durmishi.