Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha falënderon De Biasin: E nderove një popull të tërë

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka falënderuar ish-përzgjedhësin Gianni de Biasi për kontributin e tij për kombëtaren kuqezi.

De Biasi sot u largua nga kombëtarja shqiptare, si përzgjedhësi më i suksesshëm në histori të kombëtares shqiptare.

“Ke qenë një shembull për ne, na bëre të ëndërrojmë në gjërat e pabesueshme. E nderove një popull të tërë. Faleminderit për të gjitha mister”, ka shkruar ai në Facebook.