Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha asiston, Norvegjia fiton 9:0

Sulmuesi Veton Berisha ka dhënë kontributin e tij në një fitore shumë të lartë të Norvegjisë. Norvegjia të martën në miqësore fitoi 9:0 ndaj Armenisë në shtëpi.

Sulmuesi kosovar, Berisha, në lojë hyri në minutën e 72-të, ndërsa asistoi në minutën e 80-të.

Superylli Erling Haaland shënoi dy gola në këtë sfidë. “Hat-trick” realizoi Joshua King, ndërsa dy gola i kishte edhe Alexander Soerloth. Nga një gol e shënuan Kristian Thorstvedt e Mats Moeller Dahli.

Artikuj të ngjashëm