Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berardi krahasohet me Salahun

Ylli i Sassuolos, Domenico Berardi krahasohet me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Italiani ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime. Ai shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime në 26 paraqitje në Serie A këtë sezon. Berardi ka shënuar 10 gola për të tretin sezon radhazi, duke u bërë lojtari më vendimtar në elitën e futbollit të Italisë. Salah i Liverpoolit ka statistika të ngjashme këtë sezon me 19 gola dhe dhjetë asistime në 25 paraqitje në Premier League. Interesim për Berardin kanë shprehur Napoli, Roma dhe Milani.

Artikuj të ngjashëm