Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellinghami shënon në fitoren ndaj Unitedit

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, e ka shënuar golin e tij të parë dhe është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 2:0 ndaj Manchester Unitedit.

Reali mposhti “djajtë e kuq” në miqësoren e së enjtes që u zhvillua në Houston.

20-vjeçari anglez e ka zhvilluar vetëm ndeshjen e tij të dytë qëkur u transferua te skuadra e madhe spanjolle.

Për mrekulli realizoi në minutën e gjashtë në portën e portierit debutues tek Unitedi, Andre Onana.

Ndërkohë, gjuajtja akrobatike e Joselut vendosi rezultatin final të takimit, dy minuta para fundit të ndeshjes.

Të pranishëm në stadium ishin afër 70 mijë shikues.