Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika po krijon një skuadër fituese

Belgjika ka dhënë një performancë me karakter dhe ka dëshmuar se është duke ndërtuar një ekip fitues.

Kështu ka vlerësuar seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez, ndërsa Belgjika është bërë të dielën mbrëma përfaqësuesja e parë nga zona e Evropës që ka siguruar biletën për Botërorin 2018 të futbollit që mbahet në Rusi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me një fitore 2:1 në udhëtim ndaj Greqisë, Belgjika ka siguruar pozitën e parë në Grupin H të eliminatoreve dhe ka siguruar për herë të dytë rresht biletën për në Kampionat Botëror. Në Botërorin 2014 në Brazil, Belgjika arriti deri në çerekfinale.

Po ashtu, me rezultatin e së dielës, Belgjika është në një seri prej 11 ndeshjeve pa humbje, që është rekord.

“Ne duhet të jemi krenar që jemi të parët nga Evropa që kualifikohemi dhe do të shikojmë tash të punojmë edhe më fortë për t'u bërë edhe më të mirë”, ka thënë Martinez, pasi Belgjika ka mbledhë 22 pikë nga tetë ndeshje, tetë më tepër se Bosnjë-Hercegovina, që zë vendin e dytë në grup, ndërsa deri në fund kanë mbetur dy xhiro për t'u luajtur. “Ishte e qartë se nuk luajtëm mirë, nuk ishim vetvetja. Por synimi ishte vetëm fitorja, ishte si finale e kupës. Nuk kishte të bënte me futboll të bukur. Ne duhej të fitonim, pavarësisht mënyrës. Pjesa e parë ndoshta ka qenë më e dobëta që kemi luajtur në këto eliminatore”.

Me golat në pjesën e dytë nga Jan Vertonghen dhe Romelu Lukaku, Belgjika siguroi fitoren dhe kualifikimin në “Rusia 2018” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.