Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika mposhtet para Botërorit

Përfaqësuesja e Belgjikës që vlerësohet si një prej kandidateve për triumf në Botëror, është mposhtur të premten mbrëma nga Egjipti.

Belgjika humbi me rezultatin 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në Kuvajt.

Nga gabimi i mesfushorit Kevin De Bruyne në minutën e 33-të përfitoi Mostafa Mohamed, që shënoi me gjuajtje nga distanca.

Egjipti për 2:0 shënoi nëpërmjet Mahmoud Trezguet, i cili shfrytëzoi shumë mirë kundërsulmin e minutës së 46-të.

14-të minuta para fundit, Belgjika ngushtoi epërsinë me Lois Opendan, ndërsa pati rast të mirë për ta barazuar rezultatin katër minuta më vonë.

Mohamed Salah në fundin e ndeshjes pati tjetër rast për egjiptianët por nuk e shfrytëzoi.

Edhe Nuk jep fitues ndeshja e parë e Grupit G Botërori 2026 1 muaj më parë Nuk jep fitues ndeshja e parë e Grupit G

Belgjika është në pozitën e dytë në ranglistën e FIFA-s, ndërsa në Botërorin e kaluar ishte gjysmëfinaliste.

Belgët kampanjën në Botëror e nisin me Kanadanë të mërkurën. Kjo ndeshje i takon Grupit F, ku janë edhe Kroacia dhe Maroku.