(Blick) - Ndonjëherë jeta lëviz shumë shpejt. Këtë e di më së miri Ismajl Beka, 23-vjeçar. Në vetëm 365 ditë, lojtari i ekipit të rangut të ulët, Rapperswil-Jona, bëri një ndalesë të shkurtër në Wil, përpara se të shndërrohet në një qendërmbrojtës të përkushtuar te Luzerni në Superligën e Zvicrës.
“Ishte një kërcim gjigant dhe e vlerësoj shumë këtë”, thotë Beka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmajl Beka nuk e di saktësisht se si ka shkuar transferimi, por është i lumtur që para fillimit të këtij kampionati iu bashkua Luzernit.
“Këshilltari im bëri gjithçka për mua dhe ishte në kontakt me babanë tim. Kur gjithçka përfundoi, ata më njoftuan se mund të kaloja te Luzerni”, shton Beka.
Kur Beka e bëri këtë lëvizje të madhe, ishte fundi i gushtit dhe edicioni veçse kishte nisur. Prandaj atij i duhej të fitonte terren shpejt. Gjëja e parë që e vërejti ishte ndryshimi i nivelit dhe për këtë nisi të përgatitet. Pas tri paraqitjeve të shkurtra, ai u zhduk nga radari. Në fillim të gjysmës së dytë të edicionit, trajneri Mario Frick e ngjalli sërish Bekën.
“Gjatë seancës së fundit stërvitore ai më tha se do të luaja kundër Zuerichut. Bota ime emocionale korrespondonte me një përzierje lumturie dhe entuziazmi”, kujton Beka.
Që atëherë, kur Luzerni barazoi 2:2 me Zuerichun (21 janar), Beka është lojtar i rregullt. Me 197 centimetrat e tij, Beka fiton gjithmonë duele të rëndësishme në ajër. Ai gjithashtu është bërë i njohur në të gjithë ligën me ndërhyrjet me rrëshqitje.
“Këto kanë qenë gjithmonë marka ime dalluese”, krenohet Beka.
Kritikat fillestare se ai ishte shumë i ngadaltë dhe shumë i vrullshëm në duele, pothuajse janë zhdukur plotësisht. Beka është bërë shumë i saktë në ndërhyrjet e tij dhe njëri prej lojtarëve më efikas të elitës zvicerane në këtë aspekt.
“Ju bëheni më të zgjuar nga ndeshja në ndeshje. Mëson nga shokët e skuadrës dhe përshtatesh pak”, thotë Beka.
Fakti që Beka i Luzernit nuk i afrohet asnjëherë kritikës është falë lojtarit tjetër me rrënjë kosovare, partnerit të mbrojtjes Denis Simani (31). Është Simani ai që vazhdimisht e këshillon Bekën.
“Ai më tregon se në cilat duele duhet të hyj dhe unë e dëgjoj. Në fakt unë mundohem të bëjë punën time dhe kritika është pjesë e saj”, thotë Beka, i cili pranon se ka një miqësi shumë të mirë me Simanin. “Kur erdha këtu ishte Simani që më ndihmoi më së shumti për t’u përshtatur”.
Trajneri i Wilit, Brunello Iacopetta, e di saktësisht se çfarë e bën Bekan një mbrojtës të veçantë. Fillimisht me juniorët dhe më vonë te Wili dhe Rapperswili, ai e stërviti mbrojtësin dhe ka vetëm fjalë të mira për Bekën.
“Ai është një person tepër i mirë. Ai është pjekur shumë ndër vite”, shprehet trajneri italian, duke shtuar se gjithmonë ka besuar se Beka do të luante në Superligë. “Unë kam qenë gjithmonë shumë i bindur për shkak të mentalitetit të tij”.
Beka ndihet si në shtëpinë e tij në Luzern. Ai gjeti një apartament që është shumë afër stadiumit ku mund të shkoj edhe në këmbë. Prandaj me të qeshur thotë se stadiumi “Swissporarena” është vendi më i bukur në qytet. Këtu ai dëshiron të jetë i suksesshëm me fanellën e Luzernit, ndërsa sa i përket së ardhmes, Beka ende nuk ka ndonjë gjë të sigurt.
“Gjithçka hap pas hapi”, thotë Beka edhe sa i përket përfaqësimit të mundshëm të Kosovës në nivelin ndërkombëtar.