Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Becker do të mungojë 4-8 javë

Foto: Sky Sports

Duket se sezoni nuk ka nisur siç duhet për skuadrën e Liverpoolit.

Ani pse fiton ndaj Norwichit, 4-1, Jurgen Klopp morri një lajm shumë të keq.

Gjatë kësaj ndeshje, portieri brazilian Alisson Becker e pësoi një lëndim i cili e detyroi atë të largohet nga loja.

Sipas raportimeve të fundit, Alisson pritet të qëndrojë 4 deri 8 javë jashtë fushës.

Kloppi nuk do ta ketë në dispozicion brazilianin në Superkupën e Evropës ndaj Chelseat, dhe disa ndeshjeve të rëndësishme në kampionatin anglez./ksp