Bayern Munichu ka mposhtur Hannoverin me rezultat 4 me 0 për të mbetur në hap me lideren, Borussia Dortmundin.
Serinë e golave e nisi Joshua Kimmich në minutën e dytë ndërsa David Alaba me një goditje të fuqishme u përkujdes për rezultatin 2 me 0.
Gnabry dhe Robert Lewandowski u përkujdesën për rezultatin përfundimtar 4 me 0.
Bayerni me këtë fitore tubon 30 pikë, gjashtë më pak se Borussia Dortumundi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Artikuj të ngjashëm