Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni rigjen fitoren në ligë

Pas humbjes në gjiron e kaluar nga Monchengladbachu, Bayern Munich ka arritur të rikthehet te fitorja në Bundesligë.

Bavarezët morën pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Hannoverit, duke fituar me rezultat pre 3 me 1, transmeton Koha.net.

Vidal shënoi golin e parë për Bayernin në minutën e 17.

Mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Benschopit që shënoi në minutën e 35.

Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe dy herë, përmes Comanit e Lewandowskit.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 32 pikë, kurse Hannoveri në vendin e dhjetë ka 19 pikë.

Artikuj të ngjashëm