Robert Lewandowski është një ndër sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi polak, së fundi, u raportua se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
Sipas “Kicker”, drejtuesit e klubit ‘bavarez’, përkundër ofertave të shumta, kanë vendosur ta mbajnë polakun.
Për 29-vjeçarin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Manchester Unitedi.
Sulmuesi polak këtë edicion në 37 ndeshje ka shënuar 32 gola dhe 4 asistime.
Lewandwoski ka kontratë me ‘bavarezët’ deri në vitin 2021.