Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk arrin fitore as pas largimit të Ancelottit

Bayern Munichu nuk ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë pas largimit të kryetrajnerit Carlo Ancelotti.

Bavarezët, që u udhëhoqën nga Willy Sagnol, u ndalën baras 2 me 2 si mysafirë të Hertha Berlinit edhe pse ishin në epërsi prej dy golave.

Mats Hummels dhe Robert Lewandowski realizuan golat për Bayernin, ndërsa Duda dhe Salomon Kalou shënuan për vendasit.

Bayerni mbetet i dyti me 14 pikë në tabelë, pesë larg Dortmundit që s’ka të ndalur.