Një ndeshje spektakolare kanë zhvilluar Bayern Munich e Heidenheim në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Kampioni gjerman me vështirësi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të DFB Pokal, duke shënuar fitore prej 5 me 4, transmeton Koha.net.
Goretzka i dha epërsinë Bayernit duke shënuar në minutën e 12.
Pas tre minutave Bayerni mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Sule u ndëshkua me karton të kuq.
Mysafirët përmbysën rezultatin në pjesën e parë përmes Glatzelit e Schnattererit.
Në pjesën e dytë Bayerni arriti të kthejë sërish epërsinë duke shënuar tre gola radhazi, përmes Mullerit, Lewandowskit, e Gnabrit.
Edhe
Bayerni vazhdon garën në DFB Pokal, eliminon Hoffenheimin
Mysafirët në minutën e 74 dhe 77 arritën të shënojnë për të barazuar shifrat në 4 me 4 përmes Glatzelit.
Por, në minutën e 84 në skenë doli sërish Lewandowski duke shënuar nga penaltia, që e çoi Bayernin në gjysmëfinale të DFB Pokal.