Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kthehet në rrugën e sukseseve, ndal serinë e Freiburgut

Kampioni evropian, Bayern Muenchen, është kthyer te fitorja. Pas dy humbjeve rresht, një në Bundesligë e një për Kupë, Bayerni të dielën fitoi 2:1 ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni është përforcuar në pozitën e parë me 36 pikë, katër më shumë se Leipzigu që është i dyti. Leverkuseni është i treti me 29 pikë.

Bayerni më 13 janar humbi për Kupë nga Holstein Kieli, kurse më 8 janar kishte pësuar nga Borussia Moenchengladbachu në Bundesligë.

Për Freiburgun është humbja e parë pas pesë fitoreve rresht në Bundesligë.

Robert Lewandowski shënoi për 1:0 në minutën e shtatë. Ai realizoi pas asistimit të Thomas Muellerit. Mueller shënoi për 2:1, në minutën e 74-t, pas asistimit të Leroy Sane. Nils Petersen barazoi shifrat në minutën e 62-të.

Amir Abrashi hyri në lojë në minutën e pestë te Freiburgu, ndërsa u zëvendësua në minutën e 54-t.