Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kampion i Gjermanisë për të gjashtën herë radhazi

Bayern Munich sot edhe zyrtarisht ka mbrojtur titullin në Bundesligë, pas fitores prej 1 me 4 në udhëtim te Augsburgu.

Bavarezët kanë siguruar titullin pesë ndeshje para përfundimit të sezonit, për ta fituar titullin e gjashtë radhazi, raporton Koha.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi pas autogolit nga Sule në minutën e 18, megjithatë Bayerni në vazhdim të takimit shënoi katër herë përmes Tolissos, Rodriguezit, Robbenit, dhe Wagnerit.

Me 72 pikë që ka aktualisht Bayernit shpallet kampion i Gjermanisë.

Nën drejtimin e Heynckes, Bayerni i ka fituar 19 nga 22 ndeshjet e Bundesligës, shtatë fitore rresht në Ligën e Kampionëve dhe mbërriti në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, por pavarësisht sukseseve, nuk mund ta bindin që të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.