Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë ndaj Hoffenhemit me rezultatin 4:1 në xhiron e 19-të të Bundesligës.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit të cilët realizuan dy gola.
Në minutën e 32-të Jerome Boateng, kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 1:0. Nikoqiret shënuan edhe në minutën e 43-të me Thomas Mullerin për 2:0. Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në fund të pjesës së parë me golin e shënuar nga Andrej Kramariq për 2:1.
Dominimi i “bavarezëve” vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Vendasit shënuan në minutën e 63-të me anë të Serge Gnabry që shënoi për 3:1. Deri në fund nikoqirët realizuan edhe një herë me Robert Lewandowskin që vulosi fitoren në 4:1.
Në anën tjetër, Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja. “Milionerët” në shtëpi mposhtën Augsburgun me rezultatin 3:1.
Takimi nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin në minutën e 10-të me anë të Andre Hahn për 1:0.
Në minutën e 21-të Erling Haaland dështoi të barazoi rezultatin nga pika e bardh.
Vetëm pesë minuta më vonë Thomas Delaney shënoi për 1:1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në 45-të minutëshin e dytë nikoqirët shtuan presionin duke e gjetur edhe golin. Në minutën e 63-të, Jadon Sancho kaloi në epërsi ekipin e tij prej 2:1.
Deri në fund Dortmundi realizoi edhe një herë në minutën e 75-të por kësaj radhe Felix Uduokhai që shënoi në portën e gabuar për 3:1.
Bayerni i prin tabelës me 45 pikë, dhjetë më shumë se Leipzigu që është i dyti. Dortmundi ka 32 pikë në pozitën e pestë.