Trajneri kroat, Niko Kovaq, e ka nisur për mrekulli garën për titull në Gjermani me skuadrën e tij të re, Bayern Munichun.
Skuadra e Kovaqit siguroi një fitore bindëse me rezultat 3-1 ndaj Hoffenheimit.
Muller ishte ai që në pjesën e parë bëri që skuadra e tij të shkojë në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 57-të, por gjithçka u kthye në të mirë të vendësve në minutën ’79 kur Lewandowski shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 2-1.
Fillimisht nga pika e bardh dështoi të shënonte Lewandowski, edhe pse topin e kthyer në gol e shndërron Robben.
Edhe
Fitore bindëse e Bayernit
Pas konsultimit të VAR-it, goli i parë anulohet dhe në përsëritje polaku nuk gabon dhe shënon.
Në minutën e fundit të lojës së rregullt, edhe Robbeni iu shtua listës së golashënuesve për të përmbyllur edhe dilemën e fituesit të kësaj ndeshjeje.