Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern ka vendosur ta blejë Jamesin

Futbollisti kolumbian është i huazuar nga Real Madridi te kampionët e Gjermanisë. Bayern Munich ka vendosur të shfrytëzojë klauzolën e blerjes që ka në dispozicion për James Rodriguez.

Klubi gjerman i ka komunikuar Realit se do të paguajë 42 milionë euro që figurojnë si çmimi për blerjen përfundimtare të kartonit, siç është rënë dakord mes dy klubeve verën e kaluar.

42 milionë eurove që do të paguhen për blerjen e kolumbianit u duhen shtuar dhe 13 milionë euro të tjera që Reali i ka marrë për huazimin e futbollistit për dy sezone, dhe në këtë mënyrë transferimi i Jamesit është një transfer që kushton në total 55 milionë euro, transmeton ksp.

Vendimi i Bayernit tanimë është marrë dhe Reali është në dijeni të lëvizjes që do të bëjnë drejtuesit bavarezë, që pavarësisht se mund të prisnin edhe 12 muaj për ta bërë transferimin përfundimtar, kanë vendosur ta përshpejtojnë për t’i dhënë siguri kolumbianit, që është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Jup Heynckes.

Artikuj të ngjashëm