Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batshuayi mohon të ketë qeshur me Moratan

Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi ka mohuar raportimet se ai ka qeshur me humbjen e penaltisë nga Alvaro Morata në Community Shield të dielën.

Spanjolli humbi penaltinë në duelin të cilin e fitoi Arsenali në Wembley dhe në një video shihej Batshuayi duke qeshur prapa shpinës së Moratas.

“Disa njerëz me të vërtetë besojnë se unë kam qeshur me bashkëlojtarin tim? Më vjen keq por nuk është kështu”, ka shkruar Batshuayi në Twitter.

Artikuj të ngjashëm