5 vjet e drejtoi Llapin si trajner dhe në të njëjtën kohë ishte edhe donator i klubit llapjan.
Arriti që ta inkuadrojë në Superligë dhe për 3 vjet radhazi e kërkoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, të cilat nuk arriti t’i fitojë.
E lakmoi edhe Evropën, por nuk e preku si trajner dhe mori vendim që të largohet për të marr pozitën e drejtorit në klubin e Llapit.
Bëhet fjalë për trajnerin karizmatik të futbollit kosovar, Tahir Batatina, i cili flet për Sportin në KTV për vendimin për të liruar postin e trajnerit.