Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Ramadani do të jetë i Llapit deri në pensionim

Arbnor Ramadani do të jetë lojtar i Llapit deri në pensionim.

Kështu thotë trajneri i Llapit, Tahir Batatina për KOHËN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arbnor Ramadani do të jetë lojtar i Llapit deri në pensionim. Po presim vetëm dokumentet që të dalë lojtar i lirë nga FFK-ja e më pas do ta prezantojmë”, ka thënë Batatina për KOHËN.

Ramadani është lojtar i Gjilanit. Te Gjilani kaloi nga skuadra e Llapit në korrik të këtij viti. Më herët ka luajtur edhe për Dritën.

Por, Batatina beson se Ramadani nuk do të largohet më nga Llapi. Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe është 28-vjeçar.