Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Barazimi ishte epilog real

Dukagjini dhe Llapi barazuan 1:1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua të enjten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Për trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, ky ishte epilog real në fund të ndeshjes.

“Mendoj që në pjesën e parë djemtë bënë maksimumin. Ndoshta nuk e kishim lojën tonë sepse ramë në lojën e kundërshtarëve. Lojtarët e Dukagjinit luajtën me topa të gjatë, ndërsa neve nuk na shkonte për shtati. Pranuam një gol, ku po të mos lëvizte muri i gjallë i futbollistëve tonë, nuk do të pranonim gol. Në pjesën e dytë barazuam rezultatin dhe pritëm momentin ta fitojmë ndeshjen, por nuk e arritëm. Dukagjini tregoi lojë të mirë. Epilogu real ishte barazimi. Ne duhet të vazhdojmë tutje. Nuk kemi pësuar disfatë, por kam pritur që të marrim më shumë pikë”, theksoi Batatina.

Artikuj të ngjashëm