Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistet e SHBA-së për herë të katërt radhazi kampione bote

Ekipi i basketbollit për femra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi titullin kampione e botës pasi mundi Kinën me rezultat 83:61 në finalen e zhvilluar në Sydney të Australisë.

Ndeshja ishte e barabartë deri diku vetëm në çerekun e parë (18:13), pas së cilës amerikanet e shtuan avantazhin minutë pas minute dhe fituan titullin e 11-të të më të mirave në botë dhe të katërtin radhazi.

Më e mira në mesin e fituesve ishte A'Jaja Wilson me 19 pikë dhe pesë kërcime. Kelsey Plum shënoi 17 pikë, Jewell Loyd 11 dhe Chelsea Grey 10 pikë dhe tetë asistime.

Për Kinën, Li Yueru ishte më e mira me 19 pikë dhe 12 kërcime.

Basketbollistet australiane fituan medaljen e bronztë duke mposhtur kombëtaren kanadeze me 95:65.