Ish-trajneri i Sigal Prishtinës, qiprioti Antonis Constantinides ka shpërthyer në akuza ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Constantinides ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Shqipërisë, pasi ajo pësoi katër humbje në po aq ndeshje të zhvilluara në parakualifikime për botërorin “Kina 2019”, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje ndeshjen e fundit, atë me Holandën në Tiranë, Shqipëria e humbi me shifrat 113:37. Kështu Shqipëria ra në Divizionin B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConstantinides ka thënë se ky vit ka qenë tepër i vështirë për të, pasi është dashur të bëjë edhe rolin e masazhistit dhe të taksistit përveç atij të trajnerit.
“Ndeshja me Holandën ishte kulmi i problemeve të shumta që kishim si ekip, por gjithashtu tregoi edhe nivelin e basketbollist shqiptar në përgjithësi. U thash lojtarëve se bëmë një figurë të shëmtuar dhe se duhet të na vijë turp të dalim në rrugë, por për mua si trajner ky vit ka qenë shumë i vështirë”, tha Constantinides për mediat tiranase.
“Na refuzuan gjashtë lojtarë dhe nuk e di arsyen, por mund të them se të gjitha problemet kanë ardhur nga mungesa e organizimit. Më vjen keq të them, por gjatë këtyre dy vjetëve kam konstatuar se ju nuk e doni basketbollin. Ky eliminim ka edhe një fitore brenda vetes, pasi ju bëri të kuptojë se ku jeni me basketboll krahasuar me të tjerët” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.