Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, zbrazet palestra edhe në Ligën e Parë

Nuk kanë të ndalur telashet në basketbollin kosovar. Telashet vazhdojnë me tifozët nëpër palestra dhe sjelljet e tyre.

Të enjten mbrëma është zbrazur palestra në ndeshjen derbi të Ligës së Parë (kategoria e dytë) ndërmjet Vushtrrisë dhe Istogut. Pesë minuta pa përfunduar çereku i katërt, gjyqtarët janë detyruar ta ndërpresin ndeshjen në mënyrë që policia t'i largojë tifozët e pranishëm në palestrën "Jeton Tërstena - Tota" në Vushtrri.

Deri të ndërprerja erdhi pas një “përplasje” me fjalë dhe fyerje të tifozëve vushtrrias që ishin të vendosur pas bankës së Istogut.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 25-të të Ligës së Parë dhe u ndërpre te rezultati 70:54 në të mirë të ekipit vendas.

Ndeshja do të rifillojë pasi të zbrazet palestra, në mënyrë që të krijohen kushtet për tu luajtur edhe pesë minutat e fundit.