Skuadra e elitës së futbollit të Turqisë, Bashakshehiri, ka shënuar fitore të madhe ndaj Fiorentinës, në xhiron e dytë të Grupit A të Ligës së Konferencës.
Të enjten mbrëma, turqit fituan ndaj italianëve me rezultatin 3:0. Serdar Gurler realizoi dy golat e parë për vendësit në minutën e 57-të dhe të 71-të.
Nga minuta e 76-të, Fiorentina luajti me një lojtar më pak në fushë. Me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Jonathan Ikone. Bertrand Traore në minutën e fundit të ndeshjes vulosi rezultatin final, 3:0.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Heartsi fitoi në udhëtim te Riga e Letonisë, 2:0. Bashakshehiri prinë në Grupin A me gjashtë pikë në dy ndeshje.
I dyti është Heartsi skocez me tri pikë, ndërsa Riga e Fiorentina kanë nga një pikë në vendin e tretë dhe të katërt.