Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basha: Dominuam, por çaluam në konkretizim

Drejtuesi i Ballkanit deri në fund të këtij edicioni, Ardian Basha, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij ka bërë gjithçka të dielën.

Dy pretendentët për titull kampioni, Drita dhe Ballkani, barazuan 1:1 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Falënderoj presidentin e klubit dhe të gjithë që ma besuan detyrën e trajnerit. Bëmë gjithçka, dominuam lojën, kishim shumë raste, por pak çaluam te konkretizimi. Mendoj se kemi bërë maksimumin dhe e kemi përgatitur ndeshjen taktikisht që ta qarkullojmë topin e të rrezikojmë. Loja shkoi ashtu siç e planifikuam. Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe do të vazhdojmë edhe në dy ndeshjet tjera të japim maksimumin, deri kur të përfundojë gara. Ne kemi qenë skuadra që e ka bërë spektaklin. Mendoj që kemi mundur të arrinim më shumë. Rrethanat tjera nuk na kanë lejuar që të kemi më shumë pikë. Në momentet vendimtare nuk po na japin atë që na takon”, ka theksuar trajneri Basha pas ndeshjes.