UEFA i ka dhënë Nicolo Barellas dënim prej dy ndeshjeve, dhe si rezultat i kësaj, mesfushori i Interit nuk do të mund të paraqitet në asnjërën prej dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Barella mori karton të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit në muajin dhjetor.
Megjithatë, lajmi ende nuk është konfirmuar nga UEFA, kurse “La Gazzetta dello Sport”, konfirmon se Interi nuk do të dërgojë ankesë për të.
Interi u kualifikua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve për herën e parë në dhjetë vjet.
Ndeshja e parë kundër Liverpoolit do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 16 shkurt. Dueli kthyes në “Anfield” do të luhet më 8 mars.
Artikuj të ngjashëm