Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi, ishte startues te Levante që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Osasunas. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tretë të La Ligas spanjolle.
Levante luajti ndeshjen e dytë kurse shënoi fitoren e parë. Bardhi luajti deri në minutën e 73-të. Ai pritet të jetë prej lojtarëve më të rëndësishëm te Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020” ndaj Kosovës.