Enis Bardhi ka më shumë gola se shumë yje që luajnë në Spanjë, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Asensio, Luis Suarez, Iniesta e shumë të tjerë
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi po shkëlqen në kampionatin spanjoll, duke qenë ndër lojtarët më të mirë për skuadrën e tij, Levante.
Bardhi realizoi një gol mjaft të bukur në sfidën e fundit për skuadrën e tij ndaj Eibarit, që përfundoi 2:2, shkruan albinfo.ch.
Enisi realizoi në minutën e 37-të për 0:2, derisa ndeshja përfundoi 2:2. Për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, ky ishte goli i katërt në kampionatin spanjoll.
Bardhi ka më shumë gola se shumë yje që luajnë në Spanjë, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Asensio, Luis Suarez, Iniesta e shumë të tjerë.
Mesfushori kreativ është anëtar i Përfaqësueses së Maqedonisë në futboll.