Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi bombardon shkëlqyeshëm dy herë portën e Barcelonës

Dy super gola i ka shënuar ylli shqiptar i futbollit Enis Bardhi, kundër superfuqisë botërore të futbollit Barcelona.

Golin e parë për skuadrën e tij Levante, Bardhi e ka shënuar në minutën ’46 të takimit, me një goditje të fuqishme jashtë 16 metërshit, duke lënë të shtangur mbrojtjen e Barcelonës dhe pa gjasa portierin e saj.

22 vjeçari shënoi edhe njëherë në minutën 56 të takimit, për ta çuar në atë kohë në 5 me 1 rezultatin.

Kur po luhet minuta e ’75 e takimit, rezultati është 5 me 4 për Levanten. Pos Bardhit, në portën e Barcelonës kanë shënuar edhe Emmanuel Boateng, tri herë. Ai e hapi serinë e golave në minutën e ‘9, shënoi golin e dytë në minutën e ’30 dhe golin e tretë të tij e të katërtin për ekipin në minutën e ’49.

Për Barcelonën tremolësh shënoi Philille Coutinho (’38, ’59, ‘64) dhe Luis Suarez në minutën e ’71 nga penalltia.