Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon ta “blindojë” Ansu Fatin

Barcelona do të nisë bisedimet me talentin spanjoll, Ansu Fati, për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë përgatitur një ofertë të re për sulmuesin e krahut. Edhe Fati dëshiron të qëndrojë në Camp Nou pasi iu besua fanella me numrin 10 dhe klubi planifikon t'i japë atij një marrëveshje të gjatë.

Kontrata aktuale e 18-vjeçarit me katalonjasit skadon në vitin 2022.

Krerët e klubit spanjoll po planifikojnë kontratë pesëvjeçare me pagë dukshëm më të lartë për ta bindur lojtarin të mbetet në “Camp Nou”.