Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon Santosin e Vasco de Gamas

Barcelona është gati ta paguajë klauzolën e mesfushorit të Vasco de Gamas, Andrey Santos, e më pas ta huazojë futbollistin.

Për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar, Barcelona duhet ta mposhtë edhe konkurrencën e Newcastle Unitedit, ka shkruar të enjten mediumi “Mundo Deportivo”.

Klauzola e lirimit të Santosit është 40 milionë euro. Barcelona do të mundohet ta blejë atë, por ta huazojë atë menjëherë në janar në Brazil, në mënyrë që ta ulë çmimin e tij.

18-vjeçari ka zhvilluar 33 ndeshje në këtë sezon dhe ka shtatë gola të realizuar.

Artikuj të ngjashëm