Klubi spanjoll, Barcelona duket se është dorëzuar në garën për ta blerë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.
Siç shkruajnë mediat spanjolle, ‘Blaugranat’ kanë hequr dorë nga braziliani dhe janë duke i shikuar alternativa tjera.
Anësori i PSG-së, Angel Di Maria thuhet se tashmë është objektiv i gjigantit spanjoll.
Klubi francez ka nevojë për shitjen e argjentinasit pas blerjes së Neymarit në vlerë 220 milionë euro te PSG-ja, transmeton kp.
Ndryshe, krerët e Barcelonës duke pasur parasysh ofertën për Coutinhon, skuadra spanjolle tani është në gjendje të blejë dy lojtarë cilësorë, dhe besohet se Di Maria e Jean Michael Seri janë në krye të listës së katalonasve.