Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nis bisedimet me agjentin e Agueros

Objektivi kryesor i Juventusit, Sergio Aguero, sipas mediave në Spanjë është në negociata me Barcelonën për t’u transferuar në verë te katalonjasit.

Argjentinasit do t’i skadojë kontrata me Manchester Cityn në fund të qershorit dhe do të ketë mundësi të transferohet aty ku të dëshirojë pa dëmshpërblim.

Bëhet e ditur se agjenti i Agueros ndodhet në Barcelonë për të nisur negociatat me drejtuesit e Barçës. Nëse do të transferohej në “Camp Nou”, do të ribashkohej me shokun e kombëtares argjentinase, Lionel Messi.

32-vjeçari ka shënuar tre gola në 15 ndeshje këtë edicion me Manchester Cityn.

Pjesë e klubit anglez është nga viti 2011, ndërkohë ka bërë karrierë edhe tek Atletico Madridi dhe Independiente.

Artikuj të ngjashëm