Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mposht thellë kampionen në fuqi, Atleticon

Barcelona ka fituar derbin e xhiros së 23-të në La Liga. Barça të dielën mbrëma fitoi ndaj kampiones në fuqi, Atletico Madridit, me rezultatin 4:2.

Te Barça debutuan Adama Traore dhe Pierre -Emerick Aubameyang.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga katalunasit, por të parët realizuan madrilenët.

Në minutën e tetë Yannick Carrasco realizoi për 1:0 në të mirë të Atleticos. Vetëm dy minuta më vonë vendasit barazuan në 1:1. Jordi Alba shënoi një gol fantastik pas asistimit të Dani Alves.

Në minutën e 21-të Gavi shënoi me kokë për 2:1. Asistoi Adama Traore.

Edhe Atletico e eliminon Barçën në përballjen e zjarrtë Futboll Atletico e eliminon Barçën në përballjen e zjarrtë

Golin e tretë vendasit e realizuan në minutën e 43-të. Ishte Ronald Araujo që shënoi për 3:1.

Në minutën e 49-të, mbrojtësi i krahut Alves realizoi gol të bukur për 4:1.

Atletico Madridi arriti të ngushtoi rezultatin në 4:2, me golin e shënuar nga Luis Suarez në minutën e 58-të.

Në minutën e 69-të nikoqirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe Pjesëloja e parë e zjarrtë në “Metropolitano”, e dyta vendimtare Futboll Pjesëloja e parë e zjarrtë në “Metropolitano”, e dyta vendimtare

Deri në fund Atletico tentoi të rikthehej në lojë por ishte portieri Marc-Andre ter Stegen që ua mohoi golin madrilenëve me disa pritje vendimtare.

Barcelona renditet në pozitën e katërt me 38 pikë, derisa Atletico Madridi është në vendin e pestë me 36 sosh.