Barcelona ka marrë fitore shumë të vështirë në udhëtim te Las Palmas, në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas spanjolle.
Barcelona të enjten mbrëma fitoi në udhëtim me rezultatin 2:1. Ish-futbollisti i Barçës, Munir El Haddadi, realizoi për epërsinë e vendësve në minutën e 12-të. Shifrat i barazoi Ferran Torres, në minutën e 56-të. Barcelona golin e fitores e realizoi në minutën e tretë të kohës shtesë.
Ilkay Guendogan ishte i saktë nga penalltia. Barcelona me 41 pikë në vendin e tretë, mbetet shtatë pikë prapa liderëve, Real Madridit dhe Gironas. Las Palmas pas 19 ndeshjeve ka 25 pikë dhe zë vendin e dhjetë.