Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça synon Rashfordin

Foto: Reuters

Barcelona dëshiron që ta ketë në radhët e veta yllin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Mundo Deportivo raporton se kampioni i Spanjës do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez, përkundër që çmimi i tij raportohet se është rreth 100 milionë euro, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Barça nuk është shumë optimiste për ta transferuar Rashfordin, pasi Unitedi vështirë që do ta lejojë largimin e tij që është bërë tani sulmuesi kryesor në skuadër.

E gjithashtu Rashford është një fans i Unitedit që nga fëmijëria dhe është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer.