Raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e yllit brazilian, Neymar, raporton Sky Sport Italia.
Kujtojmë se Neymari ishte larguar pikërisht nga Barcelona dy vjet më parë për shifrën rekord prej 222 milionë euro, transmeton Koha.net.
PSG-ja është pajtuar që t’ia shesë Neymarin Barcelonës me paratë e ofruara nga klubi katalunas plus shërbimet e Ivan Rakitiqit, Jean-Clair Tadibo, derisa Dembele nuk e ka dhënë ende dritën e gjelbër për transferimin te PSG-ja.