Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça për Coutinhon ofertë të ngjashme si për Suarezin

Barcelona ka vendosur të nis garën për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ylli brazilian është njëri prej synimeve kryesore të Barçës gjatë kësaj vere.

Gazeta spanjolle raporton se Barça e di për pagën e majme që Coutinho fiton te Liverpooli me kontratën e re që e nënshkroi në fillim të këtij viti. Ish-lojtari i Interit vazhdoi kontratën deri në qershor të vitit 2022 dhe paguhet mbi 200 mijë funte në javë.

Kampioni aktual spanjoll pritet të dërgojë shumën prej 70 milionë funteve për brazilianin, ofertë e ngjashme i kishte dërguar Liverpoolit për transferimin e Luis Suarezit gjatë vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm