Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mund të thyejë shumë rekorde

Të hënën pas barazimit me Gironan, Jules Kounde bëri të ditur se diferenca e 13-të pikëve nuk do të ndikojë në motivimin e skuadrës në ndeshjet e ardhshme.

Dhe ka shtuar se skuadra ka dëshirë që të thyejë rekorde të ndryshme, duke nisur nga faza defensive.

Barcelona synon që sivjet ta regjistrojë sezonin me më së paku gola të pranuar në Evropë.

Ky rekord mbahej nga Chelsea i Jose Mourinhos në edicionin 2004/2005, kur kishte pranuar vetëm 15 gola me “blutë e Londrës”.

Barcelona sivjet ka pranuar vetëm nëntë gola në këtë edicion, kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund.

Edhe Fuqia sulmuese e PSG-së përballë mbrojtjes së hekurt nga Londra Futboll 2 muaj më parë Fuqia sulmuese e PSG-së përballë mbrojtjes së hekurt nga Londra

Njësoj si rekordi me më së paku gola të pranuar, Chelsea i edicionit 2004/2005 e mban rekordin me më së shumti ndeshje pa pranuar asnjë gol të vetëm në Evropë, në 25 ndeshje gjithsej. Barcelona në këtë edicion nuk kanë pranuar gol në 21 ndeshje, ndërsa kanë mbetur edhe 10 duele deri në fund të kampionatit.

Barcelona mund të bëhet edhe skuadra që ka pranuar më së paku gola në Spanjë.

Real Madridi mban rekordin në edicionin 1931/1932 kur kishte pranuar 15 gola, ndërsa Atletico Madridi i edicionit 2015/2016 kishte pranuar 18 gola. Nuk është befasi që Barcelona ta thyejë edhe këtë rekord, pasi ka pranuar vetëm nëntë deri tani.

Ndërkohë, Atletico në sezonin 2015/2016 kishte shkuar në 24 ndeshje pa e pranuar asnjë gol të vetëm, kurse Barcelona ka 21 ndeshje pa i shënuar fare.

Rekordi tjetër që Barcelona mund ta thyejë në këtë sezon është marrja e më së shumti pikëve.

Barcelona ka 72 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe 10 ndeshje.

Mund ta thyejë edhe rekordin që e mbante Barcelona e edicionit 2012/2013 dhe Real Madridi i edicionit 2011/2012, kur kishin arkëtuar nga 100 pikë.

Edhe Barcelona synon të kthehet te fitorja Futboll 5 muaj më parë Barcelona synon të kthehet te fitorja

Barcelona mund të bëhet ekipi që fiton më së shumti ndeshje brenda një sezoni. 32 fitore kishin arritur më parë Real Madridi i sezonit 2011/2012 dhe Barcelona e sezonit pasues.

Barcelona sivjet ka shënuar 23 fitore në ligë. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund.