Barcelona ka fituar 2 me 1 përballjen me Villarrealin në xhiron e gjashtë të La Ligës.
Katalonasit realizuan dy golat në 15 minutat e parë. Antoine Griezmann shënoi i pari në minutën e gjashtë, nëntë minuta para se Arthur të dyfishonte epërsinë.
Në fund të pjesës së parë Santi Cazorla ngushtoi rezultatin.
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, që ishte rikthyer nga lëndimi, u zëvendësua në mes të pjesëve për shkak se u lëndua sërish. Ai pati problem me kofshë.
Pas gjashtë ndeshjeve, Barcelona ka dhjetë pikë në tabelë në pozitën e katërt. Villarreali ka tetë pikë.

Artikuj të ngjashëm