Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mposht Getafen

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Getafes.

Katalunasit fituan këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Griezmann ai që shënoi golin e parë në minutën e 33, pas asistimit nga Messi.

Kurse golin e dytë e shënoi Roberto pas një aksioni të bukur.

Mysafirët ngushtuan epërsinë në 2 me 1 në minutën e 66 përmes Angelit.

Barcelona tani në vendin e dytë ka 52 pikë, derisa Getafe në vendin e tretë ka 42 pikë.