Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça largon dy mesfushorë në janar

Foto: Reuters

Mesfushorët Ivan Rakitiq dhe Arturo Vidal do të largohen nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se drejtuesit e klubit tashmë kanë marrë vendim për shitjen e tyre dhe i kanë futur në listën e largimeve, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si Rakitiq ashtu edhe Vidal nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde për shkak të moshës. Madje, asnjëri prej tyre këtë edicion nuk është titullar te Barcelona.

Rakitiq 31-vjeçar, këtë ka regjistruar vetëm 94 minuta lojë këtë edicion në të gjitha ndeshjet dhe me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2021. Ai te Barça është transferuar para pesë vjetësh nga Sevilla. Ndërkohë, Vidal që iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2021, këtë edicion ka vetëm 41 minuta lojë në La Liga.