Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça fiton me golin e Pedrit

Mesfushori 20-vjeçar, Pedri, ishte vendimtar te Barcelona të dielën mbrëma. Barça fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Villarrealit.

Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të La Ligas.

Pedri shënoi në minutën e 18-të me asistim të Robert Lewandowskit. Për Pedrin ishte goli i gjashtë këtë edicion në kampionatin spanjoll.

Barcelona udhëheq në tabelë me 56 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Villarreali është i teti me 31 pikë. Villarrealit në fund iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.