Tottenham Hotspur ka siguruar një barazim të artë në ndeshjen kundër Juventusit duke realizuar dy gola si mysafir në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” realizoi dy gola për nëntë minuta përmes Gonzalo Higuainit, por londinezët u rikthyen me golat e realizuar nga Harry Kane dhe Christian Eriksen dhe tani kanë përparësi në ndeshjen e dytë që zhvillohet në Wembley.