Ndeshje dramatike kanë zhvilluar Galatasaray turk dhe Copenhageni danez në kuadër të Grupit A të fazës grupore të “Championsit”. Galatasaray dhe Copenhagen u ndanë baras, 2:2, por turqit një pikë e fituan vetëm në katër minutat e fundit të ndeshjes.
Mohamed Elyonoussi në minutën e 35-të dhe Diogo Gonçalves në minutën e 58-të, realizuan për epërsinë e dy golave të mysafirëve.
Vizitorët nga minuta e 73-të mbetën pa mbrojtësin Elias Jelert, që mori kartonin e dytë të verdhë. Këtë e shfrytëzoi skuadra turke që fillimisht në minutën e 86-të barazoi shifrat me Sacha Boeyn, e më pas siguroi një pikë në minutën e 88-të, falë golit të bukur të Tetes.