Klubi i njohur sllovak i futbollit, MSK Zhilina, ka bankrotuar, është bërë e ditur të hënën.
MSK Zhilina ka fituar shtatë tituj të kampionit të Sllovakisë, ndërsa aktualisht është në vendin e dytë. Nga ky klub të hënën kanë lëshuar një komunikatë përmes të cilës kanë njoftuar për situatën e vështirë në të cilën gjendet klubi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu është bërë e ditur se të gjithë lojtarët duhet të kërkojnë skuadër të re, pasi MSK Zhilina do të futet në proces të likuidimit.
Puna e klubit zyrtarisht do të përfundojë më 30 prill të këtij viti, ndërsa lojtarët prej asaj date, pavarësisht kontratave që i kanë, mund të kërkojnë punëdhënës tjetër.
Në këtë vendim ka ndikuar pamundësia për të arritur marrëveshje me lojtarët për ulje të pagave për shkak të pasojave të përhapjes së koronavirusit. Pasi klubi ka qenë në vështirësi për kohë të gjatë, është vendosur që likuidimi është opsioni i vetëm.